Tërhiqet shorti për edicionin 2021/2022 të Superligës së Kosovës – këto janë ndeshjet që do të hapin sezonin e ri

Ka përfunduar edhe tërheqja e shortit për edicionin 2021/2022 të Superligës së Kosovës.

Tërheqja e shortit e cila është mbajtur nga ora 12:00 në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, ka sjellur ndeshje interesante që në xhiron e parë.

Java e parë do të fillojë me duelin e nënkampionit të Kosovës, Dritë ku kundërshtar do të ketë Feronikelin. Ndërsa ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.

Ndërsa, Ulpiana e cila është inkuadruar së Superligë, do të ketë punë me Llapin, Malisheva do të nis në shtëpi ndaj Prishtinës. Dukagjini i rikthyer në elitë do të marr rrugë për Suharekë, ku përballet me Ballkanin.

Java e I – Superliga e Kosovës:

Ballkani – Dukagjini

Drenica – Gjilani

Drita – Feronikeli

Malisheva – Prishtina

Llapi – Ulpiana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *