Chelsea i ofron kontratë të re Brojas

Armando Broja e ka të ardhmen e sigurt tek Chelsea.

Sulmuesi shqiptar i cili është në huazim tek Vitesse nga Chelsea, do ta rinovojë kontratën me “The Blues” pasi shihet si lojtar me potencial dhe pëlqehet nga drejtuesit e Chelseat.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Chelsea po punon fort për t’ia rinovuar kontratën Brojas që do ta mbante të angazhuar shqiptarin me Chelsean edhe për pesë vite tjera.

Ai do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026, por do të qëndrojë tek Vitesse edhe për një vit në huazim dhe pastaj të rikthehet në Londër.

Megjithatë, Broja do të marrë pjesë në skuadrën e Tuchel për ndeshjet parasezonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *