Kur Argjentina të përballet me Brazilin në finalen e Copa America 2020 të shtunën mbrëma, do të jetë një datë me fat për një njeri mbi të gjitha – Lionel Messin.
Messi do të kërkojë t’i japë fund pritjes së tij të mundimshme për të ngritur një trofe të madh me Argjentinën, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores kundër rivalëve të tyre të urryer.
Nga tre finalet e Copa Americas që janë luajtur midis dy palëve, Brazili ka fituar në çdo rast: në vitin 1937, 2004 dhe 2007, me Messin duke filluar si titullar në finalen e fundit pasi Argjentina u mposht me rezultat të thellë 3-0.
Në 107 ndeshje midis Brazilit dhe Argjentinës, Selecao ka fituar në 42 raste, ndërsa Argjentina ka fituar 40 herë, me 25 ndeshje tjera që përfunduan baras.
Në fakt, Argjentina nuk e ka mundur Brazilin në një ndeshje konkurruese që nga qershori i vitit 2005 në Buenos Aires, ku një goditje e Juan Roman Riquelme ndihmoi Albicelestet në rrugën e tyre për një fitore 3-1 në një kualifikuese të Kupës së Botës.
Ndërsa Argjentina nuk ka fituar një trofe të madh që nga triumfi i Copa America në vitin 1993, Messi do të kërkojë t’i japë fund kësaj pritjeje torturuese 28-vjeçare.
Nuk mund të ketë kohë më të mirë për ta bërë atë sesa në Maracana kundër Brazilit.