Sonte filloi gara më e re e UEFA-s, Conference League ku debutuan dy klubet kosovare Drita dhe Llapi.
Në Prishtinë, Drita fitoi 2-1 ndaj Deçiçit me golat e Almir Ajzeraj dhe Marko Simonovski.
Golin e vetëm për ekipin shqiptar nga Mali i Zi e shënoi Ilir Camaj.
Ndërsa në Shkup, Llapi humbi 2-0 nga skuadra shqiptare e Shkupit. Markoski dhe Rwatubyaye ishin autorë të golave.
Skuadra e Tahir Batatinës pati 5 goditje, prej tyre vetëm 1 në portë.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas një jave.