Drejtori i Sassuolo, Giovanni Carnevali konfirmoi se do të takohet me drejtuesit e Juventusit për lëvizjen e Manuel Locatelli, por janë ‘në bisedime të avancuara’ me një klub nga jashtë, gjithashtu, që besohet të jetë Arsenal.
Reprezentuesi italian duket se është vendosur të largohet nga Sassuolo këtë verë, pasi Carnevali konfirmoi se Sassuolo është në bisedime me disa palë të ndryshme.
Locatelli ka qenë i lidhur me Juventusin javët e fundit, por thuhet se ofertat kanë ardhur nga Arsenal dhe Borussia Dortmund gjithashtu.
Ish-lojtari i Milanit, megjithatë, duket se dëshiron një lëvizje në Allianz Stadium dhe gjatë prezantimit të Alessio Dionisi si trajner i ri në Mapei Stadium, Carnevali shtoi se ata kanë planifikuar një takim me Juventusin.
“Ne u takuam me Juve dhe bëmë një takim javën tjetër, por gjithçka është ende për t’u vlerësuar,” tha Carnevali në një konferencë për shtyp.
“Tregu italian po lufton për momentin, ofertat kanë ardhur nga jashtë dhe kemi lojtarë që kërkohen nga klubet e mëdha.”
Locatelli ka luajtur për Italinë këtë verë dhe aktualisht po përgatitet për finalen e UEFA EURO 2020 në “Wembley” kundër Anglisë të dielën.
“Ne jemi duke shijuar momentin dhe do të flasim me Locatelli pasi të ketë përfunduar Euro, pasi duam ta lëmë të relaksuar dhe të përqendruar deri të dielën,” vazhdoi Carnevali.
“Ne morëm disa oferta shumë të rëndësishme për Locatelli, mes tyre një që është në një fazë të avancuar.”