Skuadra angleze Chelsea është duke përgatitur një ofertë në drejtim të Borussia Dortmundit prej 175 milionë eurosh për sulmuesin Erling Haaland, raporton “90min”.
“Blutë” besojnë që Dortmundi nuk do të mund të refuzojë një shumë të lartë për yllin norvegjez.
Haaland konsiderohet të jetë njëri nga talentët më të mirë të botës së futbollit dhe “blutë” e Londrës po synojnë që ta përforcojnë sulmin.
Po ashtu, gazetari i njohur Fabrizio Romano kishte konfirmuar që interesimi i Chelseat në Haaland është serioz, por ende nuk ka pasur kontakte mes dy klubeve dhe agjentëve të Haaland.
Sezonin që lamë pas, ylli norvegjez ka bërë 41 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 41 gola dhe 12 asistime për skuadrën e Dortmundit.