UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Anglisë për ndeshjen gjysmëfinale me Danimarkën

Portieri i Danimarkës Kasper Schmeichel u pengua me dritë të fortë laseri në njërin prej incidenteve të shumta gjatë takimit të së mërkurës në Wembley.

UEFA e ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Anglisë, pas fitores së saj 2:1 kundër Danimarkës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020.

Anglia fitoi 2:1 në kohën shtesë në Wembley dhe e siguroi një vend në finale ku do të përballet me Italinë më 11 korrik.

Pas rezultatit 1:1 në kohën e rregullt prej 90 minutave, takimi shkoi në kohë shtesë prej 30 minutave, ku Raheem Sterling e fitoi një penallti kontroverse pasi u rrëzua lehtësisht në zonën daneze.

Gjatë aksionit në të cilin anësori anglez e fitoi penalltinë, një top shtesë ishte në pjesën e fushë pranë tij, që nënkupton se ndeshja duhej të ndërpritej nga gjyqtari për ta larguar topin tepricë.

Më pas, një tifoz e pengoi portierin Kasper Schmeichel duke ia drejtuar laserin direkt në sy kur ai po përgatitej për ta pritur penalltinë e Harry Kane. Schmeichel e mbrojti goditjen nga pika e bardhë, por Kane shënoi nga topi kthyer.

Kishte edhe shqetësime të tjera në Wembley, të cilat i adresoi UEFA sot në mëngjes.

Shtëpia e futbollit evropian e publikoi një komunikatë për media me titullin: “Procedurë disiplinore ndaj Anglisë”.

“Organi për Etikë, Disiplinë dhe Kontroll i UEFA-s do të merret me këtë rast”, ka thënë UEFA në një komunikatë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *