Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Lazios.
Hysaj është parë sot në ambientet e klubit italian për të kryer testet mjekësore.
Ka qenë gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio i cili ka njoftuar se Hysaj ka mbërritur në kryeqytetin italian.
Kujtojmë se Elseid Hysaj ishte pjesë e Napolit së fundmi, teksa kontrata e tij ka skaduar më 30 qershor.
Hysaj te Lazio do të gjejë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin dhe portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakoshën.
Zyrtarizimi tashmë është çështje kohe.