Anglia është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian “Euro2020”.
“Tre Luanët” e Gareth Southgate mposhtën 2-1 Danimarkën në gjysmëfinale.
Ishin danezët që realizuan të parët në minutën e 30-të me anë të një super goli të shënuar nga Damsgaard.
Nëntë minuta më vonë, Simon Kjaer realizoi autogol për t’i barazuar shifrat.
Me rezultatin 1-1 u mbyllën 90 minutat e rregullta.
Në vazhdime, saktësisht në minutën e 103-të, Harry Kane realizoi golin e fitores për Anglinë.
Kësisoj, finalja e madhe e 11 korrik në “Euro2020” është ajo mes Italisë dhe Anglisë.