Dinamo Zagreb ka fituar ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Skluadra kroate shënoi fitore në një ndeshje shumë të rivalizuar ndaj skuadrës kampione të Islandës, Valur.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2, teksa dy gola për gjigantin kroat u shënuan nga mesfushori shqiptar, Arian Ademi, i cili gjithashtu kishte mundësi të kompletonte një het-trik, por dështoi të shënoi nga pika e bardhë. Goli tjetër për Dinamo Zagrebin u shënua nga Lovro Majer.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, hyri si zëvendësues në minutën e 59-të dhe ishte asistues te goli i dytë i Ademit.
Këtë takim e referoi gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza me ndihmësit e tij. Ai kishte mjaft punë pasi që akordoi tre penallti në këtë takim si dhe disa kartona të verdhë.
Kjo ishte hera e parë që gjyqtarët kosovarë referojnë në ndeshje të rëndësisë së tillë.