Barcelona ka njoftuar se mbrojtësi spanjoll, Sergio Akieme është larguar nga klubi, raporton Insporti.
UD Almeria ka shfrytëzuar opsionin për blerjen e Sergio Akieme, mbrojtësit të Barcelonës i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar tek klubi i Segunda Division.
Vlera e transferit është 3.5 milionë euro, me Barcelonën që ka rezervuar 10% të shumës në rast të një transferi eventual.
Kujtojmë që Akieme ishte pjesë e Barçës B, teksa u ftua nga ekipi i parë për ndeshjen ndaj Eibar vitin e kaluar pas lëndimit të Jordi Albas.