Komentatori turk bëhet hit, e ngatërron Chiesan

Një komentator turk është duke e bërë xhiron e botës me komentimin e tij në ndeshjen Itali – Spanjë, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, tek goli i Federico Chiesas, i cili i kaloi përkohësisht “Azzurrët” në epërsi, komentatori turk i televizionit TRT, Levent Özçelik, në vend se ta përmendte Chiesan, dëgjohet duke e ngatërruar emrin dhe duke thënë disa herë “Inzaghi”.

Siç dihet, më pas Spanja barazoi me Alvaro Moratan dhe loja shkoi në vazhdime.

E në penallti triumfuan italianët me rezultat 4:2.

Për më tepër, mund ta shihni videon e mëposhtme, pas së cilës vështirë se mund të përmbaheni pa buzëqeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *