Mourinho zbulon lojtarët që nuk i pëlqejnë dhe merr si shembull… CR7

“Kam një problem me lojtarët egocentrikë, ata që vënë objektivat personalë para atyre të skuadrës. Kjo e vështirëson akoma më shumë punën”.

Mendime dhe fjalë të Jose Mourinho-s, trajneri i ri i Roma-s, të publikuara nga shkrimtari portugez dhe miku i Mou, Joao Gabriel në librin e tij “Të ruash çmendurinë dhe urinë”, në të cilin është kujtuar një episod i 2013-ës, kur trajneri luzitan drejtonte Real-in e Cristiano Ronaldo-s.

“Ishte në minutën e fundit të një ndeshje kundër Valencia-s. Vinim nga dy barazime radhazi, por po fitonim 2-0. Ronaldo ka humbur një top pasi ka provuar të bëjë një finte ndaj Joao Pereira-s dhe pothuajse i dhuroi një gol Valencia-s”, ka kujtuar Mou.

“I kamthënë se pas dy barazimesh ishte ndryshe të fitoje 2-0 ose 2-1. Nuk i pëlqeu ajo që i thashë, por nuk ishte asgjë e veçantë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *