Italia ka arritur të mposht Belgjikën në çerekfinale të Euro 2020.
Kombëtarja italiane shënoi fitore me rezultat të ngushtë 1-2.
Llogarinë e golave e hapi, Barella, i cili shënoi gol në minutën e 31’të të takimit.
Insigne shënoi një supergol për avantazhin prej dy golash të italianëve në minutën e 44’të të takimit.
Vetëm tre minuta më pas, më saktësisht në minutën 45+2 Romelu Lukaku, shënoi nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë ishte me plotë raste shënimi, sidomos për belgët megjithatë asnjëra skuadër nuk arriti të shënoi gol në pjesën e dytë.
Me këtë rezultat u përmbyll ndeshja 1-2, dhe Italia shkon në gjysmëfinale të Euro 2020 duke eliminuar kështu një nga favoritët për të fituar këtë Kampionat Evropian.