Spanja është gjysmëfinalisti i parë në EURO 2020, Zvicra e pafat

Kombëtarja e Spanjës ka arritur ta eliminoi Zvicrën pas një ndeshje dramatike deri në fund. Koha e rregullt nuk e përcaktojë fituesin duke u mbyllur me rezultat 1:1, çka u desht penalltitë ta përcaktojnë fituesin.

Zakaria shënoi një autogol për Spanjën derisa rezultatin e barazoi Xherdan Shaqiri.

Me këtë rezultat përfunduan 90 minutat e rregullt, derisa edhe vazhdimet nuk dhanë fitues për çka u desh penalltitë të përcaktojnë fituesin ku më me fat ishte skuadra spanjolle.

Zvicra në 1/8 e finales e kishte eliminuar Francën me penallti, por ja që këtë herë nuk kishte fat dhe u eliminua edhe pse në dy raste kishte epërsi nga penalltitë por nuk i shfrytëzoi dështimet e Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *