Më 9 korrik tërheqja e shortit për edicionin e ri garues të Superligës

Orari i ndeshjeve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll do të mësohet më 9 korrik kur edhe tërhiqet shorti.

Sivjet kampionati pritet të jetë tejet interesante, gjithmonë duke u bazuar në investimet që kanë bërë skuadrat.

FFK ka njoftuar se tërheqja e shortit do të bëhet me 9 korrik në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë njofton klubet dhe opinionin se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2021/22 do të bëhet të premten e ardhshme, më 9 korrik, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”. Shorti për Superligë do të tërhiqet në orën 12:00, për Grupin A të Ligës së Parë në orën 12:30 dhe për Grupin B të Ligës së Parë, në orën 13:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *