Sonte zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinales së Kampionatit Evropian.
Priten dy ndeshje jashtëzakonisht interesante, atje ku do të kuptohen dy kombëtaret e para që do të arrijnë në gjysmëfinale.
Një super ndeshje do të jetë ajo në mes Belgjikës dhe Italisë, ndeshje kjo që luhet në ora 21:00.
“Allianz Arena” do të jetë nikoqire e një finale para finales ashtu siç pritet të jetë kjo ndeshje.
Të dy kombëtaret kanë treguar paraqitje fantastike në këtë Kampionat Evropian, por njëra sonte do t’i thotë lamtumirë për këtë vit këtij kompeticioni.
Sipas Sky Sport Italia, Kevin De Bruyne u stërvit dje me ekipin dhe do të nisë ndeshjen që nga fillimi kundër Italisë.