Ballkani kthehet në aksion për edicionin 2021/22

Ballkani me trajner të ri do të kthehet në aksion për edicionin 2021/22.

Nën drejtimin e Bekim Isufit, skuadra suharekase, do të tentojnë suksesin e munguar në dy vitet e fundit

“Pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe një pushimit mjaft të gjatë i kthehemi pjesës përgatitore për sezonin e ardhshëm 2021/22 i cili besoj do të na sjell emocione të shumta sikurse edhe viteve te tjera pasi në tribuna po na kthehen njerzit më të zjarrt të sportit” tifozeria “ andaj shpresojmë që do arrijmë të përgatitemi sa më mirë dhe ti arrijmë ambiciet e klubit.

Ashtu siç iu kemi njoftuar ditë më parë klubi ynë tashmë ka bërë disa ndryshime kuadrovike dhe kualitative nga të cilat shpresojmë se do të arrijmë të gjejmë rrugën e duhur drejt sukseseve.

Me këtē rast falënderojmë qytetarët dhe tifozët për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndër vite për klubin tonë, si dhe lutemi të kemi mbështetjen edhe më të madhe në sezonin vijues .

Skuadra fillon përgatitjet me datën 05.07.2021 (e hënë) në orën 17:00 , grumbullimi i parë do të bëhet në Suharekë, ndërsa më vonë do të vendosim për fazën përgatitore.

Për prurje eventuale të futbollistëve do të njoftoheni me kohë pasi që klubi ka ruajtur pothuajse komplet strukturën e klubit, prandaj mendojmë të bëjmë vetëm edhe një apo dy lëvizje cilësore”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *