Lionel Messi fshihet nga uebsajti i Barcelonës, a po ndodhë largimi përfundimtar i tij?

Superylli argjentinas, Lionel Messi nga sot (1 korrik) ka mbetur pa skuadër pasi i ka skaduar kontrata me Barcelonën.

Për 34-vjeçarin kjo është hera e parë në karrierën e tij që mbetet si lojtar i lirë pa skuadër.

10-shi argjentinas është fshirë tashmë edhe nga uebsajti zyrtar i FC Barcelonës në listën e futbollistëve të saj.

Kjo në fakt është normale pasi ai momentalisht është lojtar i lirë pa skuadër, mirëpo ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve në Spanjë, Messi dhe Barcelona pritet të nënshkruajnë marrëveshje të re.

Me kontratën e re Messi do të mbetet në “Camp Nou” deri në vitin 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *