Nga mesnata e sotme, Leo Messi është pa skuadër, duke parë se kontrata e tij me Barcelona-n ka skaduar zyrtarisht.
Nga Brazili ka ardhur një ofertë me të vërtetë “interesante” nga ana e Ibis Sport Club, një skuadër që krenohet se është më e keqja në botë.
Ibis Sport Club, që krenohet në Twitter për faktin se nuk fiton një ndeshje prej tre vitesh e 11 muajsh, ka provuar ta tundojë Pleshtin edhe në të kaluarën, por këtë herë duket se “e ka seriozisht”, duke publikuar kontratën në rrjetet sociale.
É OFICIAL! ?
Hoje é o último dia do contrato de Messi com o Barcelona. A partir de amanhã ele já terá um novo clube.
Assina, MESSI ✒️??@betsson_brasil #MessiNoÍbis pic.twitter.com/tJKMOrqnLD— Íbis Sport Club (@ibismania) June 30, 2021
Dokumenti ka bërë xhiron e rrjetit në pak orë dhe arsyeja është e kuptueshme: një seri klauzolash me të vërtetë të pazakonta.
E para ka të bërë me kohëzgjatjen e marrëveshjes, e fiksuar për 15 vite nga 1 korriku. Rroga, në bazë të paraqitjeve, por me kusht që të mos shënojë shumë gola ose të fitojë ndeshje sepse tek Ibis adhurohen humbjet.
Fanella: Messi nuk mund ta mbajë numrin 10 sepse i përket Mauro Shampoo, idhul i vërtetë i tifozëve.
Megjithatë, klauzola më çuditshme që përmban kjo kontratë speciale për Pleahstin është e gjashta dhe e fundit. Para se të nënshkruajë, Messi duhet të betohet tri herë para një pasqyre se Pele është më i mirë se Maradona!
Çfarë do të bëjë argjentinasi? Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të presim dhe… qeshim.