Agim Ademi me deklaratë bombastike: Ylli i Kosovës ishte pranë transferimit te Chelsea

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar në një emision sportiv, ku ka folur më hollësisht rreth temave të ndryshme.

Ndër të tjera, Ademi foli edhe për yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zenelin, të cilin ai e vlerëson shumë.

Kryetari i FFK-së dha një deklaratë bombastike, duke thënë se Zeneli ishte pranë transferimit te Chelsea, por ishte lëndimi i rëndë që ia pamundësoi këtë.

“Zeneli është një kalibër i lojtarit i veçantë, i ka specifikat dhe precizitetin jashtëzakonisht të lartë. Më vjen shumë keq për Zenelin sepse në formën e tij më të mirë dhe kur e kemi mendu të gjithë dhe sigurisht do të ishte në Chelsea po të mos ishte lëndimi në Mal të Zi. Besoj se do ishte në Chelsea sepse ka qenë shumë i vëzhguar nga ta dhe thuajse gati para fillimit të bisedave në atë kohë, por ja që lëndimi e qiti prej sistemi duke e nxjerrë nëntë muaj nga fusha, dhe jam gëzu shumë që është kthy”, tha Agim Ademi.

https://fb.watch/6tqnYGek4y/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *