Po shkëlqen në Euro2020, klubi anglez interesohet për Locatellin

Drejtori i Sassuolo, Giovanni Carnevali konfirmoi se Arsenali është interesuar për Manuel Locatelli.

23-vjeçari po shkëlqen në UEFA EURO 2020, duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 ndaj Zvicrës.

“Ne po përpiqemi ta lëmë djaloshin të qetë, kështu që unë nuk kam folur ende me të ose agjentët e tij. Ne mund të mendojmë për të ardhmen e Locatelli, por mbi të gjitha kujdesemi për të tashmen e tij dhe kjo do të thotë që Italia po ecën mirë në Euro “, tha Carnevali për Sky Sport Italia.

“Juventus është i vetmi klub italian me të cilin kemi biseduar në lidhje me Locatelli. Ata kanë interes, ne biseduam me drejtorin Federico Cherubini javën e kaluar. Ne ende nuk kemi diskutuar detajet financiare, por kemi një raport të mirë dhe do ta flasim së shpejti. Është e vërtetë që ka klube të huaja të interesuara, përfshirë Arsenalin, dhe deri më tani ata janë përpara dhe janë i vetmi ekip realisht që kanë bërë një propozim të rëndësishëm për Manuel”, përfundoi Carnevali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *