Messi mund të largohet sonte nga Barcelona

Një largim i bujshëm mund të ndodhë sonte te Barcelona. Kontrata e yllit të skuadrës, Lionel Messi me Barcelonën skadon sonte në mesnatë. Kampioni argjentinas nuk e ka rinovuar kontratën e tij me klubin blaugrana dhe për disa orë do të jetë i lirë të pajtohet me cilindo klub tjetër si lojtar i lirë.

Messi është i angazhuar në Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe, përkundër përpjekjeve të Laporta për të zgjatur kontratën e tij, ende nuk ka marrëveshje midis dy palëve.

Kampioni argjentinas, simboli i Barcelonës në vitet e fundit, çuditërisht mund të lirohet nga mesnata. Kontrata e tij skadon sot, më 30 qershor. Që kur presidenti Laporta mori detyrën, përparësia e tij kryesore ka qenë të punojë për të rinovuar kontratën e Messit, pa gjetur ende një marrëveshje me lojtarin.

Sipas “Marca”, Laporta do të përpiqet ta mbyllë rinovimin sot, por jo të gjitha çështjet e pazgjidhura mund të finalizohen brenda disa orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *