Ndërhyrje brutale dhe karton i kuq në sfidën mes Suedisë dhe Ukrainës

Nuk ka fitues pas 90 minutave të rregulla në ndeshjen e fundit të fazës 1/16 të Kampionatit Evropian ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës.

Që të dy golat në këtë sfidë u realizuan brenda 45 minutave të para.

Ukraina kaloi e para në epërsi në minutën e 27’ me golin e Zinchenkos, por Suedia reagoi duke barazuar rezultatin në 1-1 me golin e mesfushorit ofanziv Forsberg në minutën e 43’.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime ku do të zhvillohen dy herë nga 15 minuta.

Danielson i Suedisë është ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Biesiedin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *