Kombëtarja e Anglisë ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro2020”.
“Tre Luanët” e udhëhequr nga përzgjedhësi, Gareth Southgate mposhtën 2-0 Gjermaninë në kuadër të 1/8.
Ishte minuta e 75-të kur Rahemm Sterling me golin e avantazhit bëri që Ëembley të “eksplodonte” në festë.
Goditjen e fundit gjermanëve ia dha top sulmuesi anglez, Harry Kane pesë minuta para fundit kur dërgoi topin në rrjetë.
Duke parë ndeshjen në tërësi, anglezët fituan me meritë ngase kishin shumë mundësi të tjera shënimi.
Vlen të theksohet se “Pancerët” patën dy raste të 100 përqindëta, një në pjesën e parë me Ëerner dhe tjetrën me Muller që dështuan përballë me portierin Pickord.
Ky i fundit tregoi përformancë të jashtëzakonshme me disa intervenime bravoroze.
Kësisoj, Anglia në çerekfinale të “Euro2020” do të ketë punë me fituesin e takimit Suedi – Ukrainë./Gazeta-Topi/