Është mbyllur pjesa e parë e takimit të 1/8 së finales në “Euro2020” midis Anglisë dhe Gjermanisë.
Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0-0.
“Tre Luanët” ishin më dominues në një nuancë të lojës në këtë fraksion të parë, por pa arritur cakun.
Sterling ishte kërcënimi kryesor në minutën e 15-të kur goditi fuqishëm, por Neuer me një intervenim mbresëlënës largoi rrezikun.
“Pancerët” përmes Ëerner dolën përballë me portierin anglez, Pickford i cili intervenoi në momentet e fundit.
Vlen të theksohet se top sulmuesi i Anglisë, Harry Kane është i “blinduar” nga mbrojtja gjermane dhe deri më tani është i “zhdukur” në fushë.
Fituesi i kësaj përballje luan në çerekfinale me fituesin e takimit Suedi – Ukrainë.