Sot do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.
Një finale para finales do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, atje ku Gjermania dhe Anglia do të përballen mes tyre.
Tradicionalisht ndeshjet mes këtyre dy kombëtareve kanë prodhuar rivalitet të madh, ashtu pritet të jetë edhe sot.
Stadiumi “Wembley” pritet të jenë një arenë e “zjarrtë” futbollistike sonte, me dy kombëtaret që synojnë kalimin në çerekfinale.
Ilkay Gundogan do të mungojë sonte kundër Anglisë për shkak të dëmtimit. Ai nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht për të qenë në fushë sonte.