Kroacia dhe Spanja baras pas 45 minutave të para në Kopenhagë

Ka përfunduar pjesa e parë në takimin që po zhvillohet në Kopenhagë ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës.

Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kroatët pas një gabimi katastrofal të portierit spanjoll, Simon.

Ky i fundit nuk arriti të pranonte si duhet një top nga Pedri dhe kësisoj topi përfundoi në rrjetë, ndodhi kjo në minutën e 20-të.

Spanjollët përkundër këtij gabimi gjetën motivin t’i barazojnë shifrat pas 18 minutave lojë, gjegjësisht në minutën e 38-të.

Ishte mesfushori i Paris Saint-Germianit, Pablo Sarabia ai që gjeti cakun.

Kjo sfidë është e vlefshme për fazën e 1/8 së finales së “Euro2020”.

Fituesi i kësaj përballje luan me fituesin e takimit Francë – Zvicër në çerekfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *