Gabim trashanik i portierit spanjoll, Kroacia avancon ndaj Spanjës

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Spanjës janë duke u përballur në “Parken Stadium” në Kopenhagë.

Kroacia ka kaluar në avantazh në minutën e 20-të të përballjes.

Një gabim trashanik i portierit Simon ka bërë që kroatët të festojnë golin e avantazhit.

Mesfushori spanjoll Pedri e ktheu topin prapa te Simon, por që ky i fundit nuk arriti ta pranonte si duhet e që bëri që topi të përfundonte në rrjetë.

Kjo sfidë është e vlefshme për fazën e 1/8 së finales së “Euro2020”.

Fituesi i kësaj përballje luan me fituesin e takimit Francë – Zvicër në çerekfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *