Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq është duke kaluar momente pushimi, derisa të njëjtin moment po rikuperohet pas lëndimit të gjurit.
Zlatan Ibrahimoviq ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku shihej teksa kërceu nga jahti në det.
Ibra kaloi rrethojën e jahtit dhe u hodh në det duke bërë të ditur se ai është duke u kthyer sërish në formën e tij para lëndimit.
“Ne fluturojmë”, ka shkruar Ibrahimoviq në videon e publikuar në rrjetet sociale.
We fly pic.twitter.com/bqyGwBV2Kt
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) June 27, 2021
Kujtojmë se Ibrahimoviq nuk është pjesë e ekipit kombëtar të Suedisë për Kampionatin Evropian të futbollit për shkak të lëndimit që ka pësuar në gjurin e këmbës së tij.