Italia fitoi dje kundër Austrisë me rezultat 2-1, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Serisë prej 10 ndeshjeve pa shënuar gol i dha fund Austria e cila gjeti rrugën drejt golit në portën e Donnarummas.
Pavarësisht se pësoi gol, portieri italian, Donnarumma vendosi një rekord në ndeshjen e mbrëmshme me “Azurrët“.
Numri 1 i italianëve arriti të mbajë portën e paprekur deri në minutën e 115’të të ndeshjes duke thyer kështu një rekord pasi mbajti portën e paprekur për 1168 minuta.