Danimarka e Kasper Hjulmand mahnit Europën. Përfaqësuesja skandinave e festoi në mënyrën më të mirë 29-vjetorin e triumfit të tyre të parë dhe të vetëm në një kampionat europian, pikërisht atë në Euro 1992, me një kualifikim të thjeshtë në fazën çerekfinale të Euro 2020.
Pas triumfit 4-1 me Rusinë në Telia Parken të Copenhagenit sukses që i kualifikoi danezët në 1/8, kombëtarja nordike asfaltoi edhe Uellsin me rezultatin e thellë 4-0 duke u bërë kështu çerekfinalistja e parë e këtij kampionati europian. I gjithë populli danez po ndjek me vëmendje ecurinë e përfaqësueses së tyre dhe shpresojnë të shkojnë sa më larg.
Në golin e parë ishin brohorima të shumta dhe shumë birrë e derdhur, për ta kthyer atë moment në një video virale në rrjetet sociale.