Sergio Ramos pritet që të nënshkruaj kontratë me skuadrën e madhe nga Franca, Paris Saint-Germain.
Gazetari i njohur francez, Hadrien Grenier ka raportuar se Ramos ka nisur gjetjen e një shtëpie në Paris.
Marrëveshja mes lojtarit spanjoll dhe klubit duket se është arritur vetëm pritet firmosja e kontratës.
Ramos u largua para disa jave nga Real Madrid për shkak se kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Për ish-lojtarin e Sevillas dhe Real Madrid të interesuara ishin edhe disa klube nga Premierliga dhe Serie A.