Milionerë edhe nga Instagrami, ja sa fitojnë Xhaka e Shaqiri për një postim

Një agjenci reklamash me qendër në Gjenevë, kreu një studim se sa vlen një reklame e postuar në profilet e futbollistëve të Zvicrës ku spikasin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me shifra stratosferike.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë dy nga futbollistët më të rëndësishëm te përfaqësuesja e Zvicrës. Një agjenci reklamash me qendër në Gjenevë, kreu një studim se sa vlen një reklame e postuar në profilet e futbollistëve të Zvicrës ku spikasin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me shifra stratosferike.

Mbi 2.6 milion njerëz ndjekin Xherdan Shaqirin në Instagram. Kjo e bën lojtarin e Liverpoolit më të ndjekurin ndër helvetët. Pas tij, vjen kapiteni Granit Xhaka i cili numëron 2 milionë ndjekës. “Shaqiri dhe Xhaka kanë një normë angazhimi 3.6% e cila është shumë e mirë duke marrë parasysh madhësinë e komunitetit të tyre, transmeton dosja.al

Për krahasim, Ronaldo ka një normë prej 2% dhe Neymar 1.35%. Gamned llogariti që një postim nga Xhaka vlerësohet në gati 90,000 franga (110 mijë dollarë), ndërsa Shaqiri 100,000 franga afërsisht (121 mijë dollarë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *