E fundit, Vedat Muriqi largohet nga Lazio

Lazio shpenzoi 18.5 milion euro për të blerë Vedat Muriqin nga Fenerbahce verën e kaluar. Sulmuesi dardan nuk ia ka dalë të justifikojë investimin e klubit italian.

Sezoni i parë në Serie A ka qenë për t’u harruar për 27-vjeçarin nga Prizreni, i cili numëron vetëm 2 gola dhe një asist me bardhekaltrit nga kryeqyteti.

Te Lazio janë lodhur me të dhe e kanë nxjerrë në merkato. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po kërkon për klube që mund të investojnë te Muriqi.

Tare është takuar ditën e sotme në Milano me ndërmjetësin Valerio Giuffrida. Tema e diskutimeve ka qenë shitja e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *