Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shkruar pas kualifikimit të Prishtinës në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.
Me fitoren 2 – 0 ndaj kampionit të Andorrës, Inter Esclades, Prishtina për herë të parë në histori është kualifikuar në raundin e parë të garës me prestigjiozë në botë.
Menjëherë pas kualifikimit ka reaguar i pari i FFK-së, që e ka uruar skuadrën nga kryeqyteti.
Postimi i plotë:
“Përgëzime FC Prishtinës, futbollistëve, trajnerëve, stafit drejtues dhe tifozëve ‘Plisat’ për suksesin e arritur në rrethin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.
Paraqitja e mirë dhe përkushtimi i treguar si në ndeshjen gjysmëfinale ndaj skuadrës Folgore po ashtu edhe në atë finale ndaj skuadrës Inter d’Escaldes, dëshmojnë se kalimi i këtij rrethi parakualifikues ishte mesë i merituar.
Uroj që FC Prishtina të na përfaqësojë denjësisht edhe në raundin e parë kualifikues kundër skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh dhe të shkojë sa më larg në garën më prestigjioze të futbollit evropian.
Me respekt,
A.A”, shkroi ai.