Shanset e 16 Kombëtareve për ta fituar “Euro 2020”

16 Kombëtare do të fillojnë betejën e tyre për finalen e madhe të “Euro 2020”.

Kampionati Evropian “Euro 2020” ka dhuruar spektakël në fazën e grupeve, shkruan lajmi.net.

“Stats Preform” ka bërë një analizë të Kombëtareve dhe mundësinë e tyre për ta fituar Kampionatin Evripian.

Sipas analizës, disa Kombëtare kanë përqindje të ulët si p.sh, Anglia me 8.5%.

Më poshtë mund të shihni mundësinë e Kombëtareve që ta fitojnë “Euro 2020”.

Franca prin e para me 19.6%, e ndjekur nga Belgjika me 17.9% dhe Spanja me 12.9%.

Gjermania zë vendin e katërt me 9.3%, Holanda në të pestin me 8.5% bashkë me Anglinë me 8.5%.

Befasi është Italia, e cila nga shumë njerëz po shihet si favorite. “Azzurrët” kanë shans 8% sipas statistikës që ta fitojnë Kampionatin.

Portugalia ka shans 5.8%, Danimarka 3.6% dhe Suedia 1.9% bashkë me Zvicrën 1.1% dhe Ukrainën 1.1% dhe të tjerat kanë përqindje më të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *