Të zbrazësh xhepat për futbollin apo t’i mbushësh nga futbolli, kjo është qështja?

Nëse flasim për futbollin global, sidomos në shtetet e zhvilluara kur lirisht mund të themi se futbolli është sport i shtrejtë, në Kosovë të paktën deri sot nuk është bash ashtu, e themi këtë sepse ndikimi i politikës ballkanike e sidomos në ish-jugosllavi, ka ndikuar sidomos në futbollin e vendit, duke e sjellë vendin për decenie me rradhë në një pozitë që lirisht mund të themi se ka qenë mëse e vështirë të merresh me futboll, qoftë si futbollist, apo edhe më vështirë si organizatorë, pasi që jo që nuk ka pasur mbështetje financiare, dmth jo vetëm se është dashur ta lësh keq familjën për ta zhvilluar futbollin, por, jo rrallë të marrurit me futboll ka sjellë edhe vështirësi në raport me regjimin, kujtojmë kohrat e vështira kur edhe Arkani famkeq po provonte të futej në botën e futbollit, pikërisht në futbollin kosovarë.

Kanë qenë të paktë ata që në ato kohra nuk u zbrapnin në ëndërrën e tyre dhe të bijve të Kosovës që të zhvillohen bashkë, krahas botës perëndimore në sport. Kanë qenë pak në numër, por kanë qenë të vendosur si shkëmb, të palëkundur në përpjekjet e tyrë për ta mbajtur gjallë futbollin, për ta sjellë në ditët tona kur po shijojmë sukseset e djemve dardan.

Me fat, shumë me fat është futbolli kosovarë që pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri, si pasues në timonin e sportit më të bukur në botë ta ketë pikërisht dikë si Agim Ademin, dikë që duket se ka lind me futbollin, ka një jetë me futbollin qysh në fëmijëri si pionier, i zellshëm e i disciplinuar dikur, e sot si i pari i FFK-së, i ndershëm e i pa kompromis në ngritjen e futbollit.

Kush më mirë se Agimi me shokë i din hallet e fëmijëve me ëndrra plot? Kush më mirë se Agimi me shokë e din se sa e rëndësishme është që paratë e futbollit duhet të shkojnë në futboll, e jo të bien në duart e grumbujve kriminale ekonomike, të cilët veq ndjesinë për futbollin nuk e kanë. Kush më mirë se Agimi, mendoni ju se dikush më mirë se presidenti Ademi mund ta menaxhojë futbollin në vend, një njeri që nuk ka pasur kurrë mungesë apo apetit për paranë pa djersë? Një njeri që po, po është i pasur, por është i pasur sepse më të thjeshtë e ka t’i numroj orët e gjumit e pushimit në ditë sesa të punës që bënë.

Futbolli në Republikën e Kosovës është në kulmin e lulëzimit, absolutisht po, si kurrë më parë Federata e Futbollit të Kosovës me anë të dorës së zgjatur për shkollat e futbollit e klubet, janë në cdo qytet, në cdo lagje afër fëmijëve të Kosovës që kanë ëndrra. Presidenti Ademi ka disa vite që po punon që cdo fëmijë i Kosovës më afër ta ketë fushën e futbollit sesa kioskën për të blerë cigare, sesa dillerin për të marrë lëndë narkotike, pra po punon që fëmijët e Kosovës ta gjejnë më lehtë rrugën drejt suksesit drejt krenarisë për prindrit, sesa rrugën drejt dëshprimit për ta dhe prindrit e tyre.

Për fund, le të kemi pak durim, le të presim gjeneratën e filloristëve që po rriten në Kosovë, le të presim edhe pak e me ta dotë takohemi përmes ekraneve televizive duke i parë teksa shkëlqejnë nëpër ligat e klubet më të fuqishme evropiane, le të kemi pra durim edhe pak, do ta vjelim së bashku frutin e punës së Agimit, presidentit Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *