Sipas ‘Calcio Mercato’, Roma dhe Arsenal janë duke përfunduar detajet e fundit rreth transferimit të Xhakës në Serie A.
Të dy palët kanë rënë dakord për shumën e transferimit të mesfushorit që pritet të jetë rreth 15 milionë euro.
Mefushori, ka qenë një ndër kërkesat e para të Jose Mourinhos për afatin kalimtar veror, dhe duket se “Gjallorosët” do të plotësojnë ‘dëshirën’ e timonierit të tyre.
28-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 45 paraqitje me fanellën e Arsenal në të gjitha garat duke realizuar një gol dhe dy asistime.