Dy armiq të vjetër. Anglia dhe Gjermania në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian do të ndeshen ndërmjet veti me 29 qershor, në orën 18:00 në “Wembley”.
Kjo po cilësohet si një klasike europiane, e cila do t’i vendosë dy rivalet e vjetra për herë të 33-të në histori përballë njëra-tjetrës.
Ekuilibër total sa i përket bilancit të përgjithshëm, me secilën prej skuadrave që ka fituar 13 ndeshje (41%).
Për Gareth Southgate do të jetë një mundësi për një shpagim edhe personal, sepse ishte ai që humbi atë penallti vendimtare në gjysmëfinalen në “Euro 1996”, e cila theu zemrat e anglezëve.
Por, skuadra e Lowit i lëndoi “Tre Luanët” edhe në fazën e 1/8-ave të Botërorit 2010, kur fituan 4:1 dhe mbahet mend nga të gjithë për atë gol fantazmë që nuk iu akordua Frenk Lampardit në minutën e 38-të (anglezët ishin në disavantazh 2-1).