Kreshnik Bahtiri është larguar nga Klubi Futbollistik “Arbëria”.
Bahtiri që sezonin e fundit e mbylli me shtatë gola, njoftoi se kontrata me klubin e Arbërisë i ka skaduar dhe tashmë është lojtar i lirë.
Njoftimi i plotë nga Kreshnik Bahtiri:
Fundi i një sezoni tjetër, doja të falënderoja Zotin për një mundësi tjetër për të bërë atë që dua më shumë që është të luaj futboll dhe të sakrifikoj veten si nën golashënues i Arbërias me 7 gola. Doja të falënderoja KF Arbëria- Official për mundësinë për të mbrojtur këtë klub të mrekullueshëm dhe falënderoj presidentin, lojtarët, drejtorët, të gjithë njerëzit që punojnë në klub ( Stuhia e kuqe ) dhe të gjithë trajnerët për besimin në punën time.
Kontrata më ka skaduar dhe nga ktu i ndajm rrugët me klubin , me shpres qe Arberia te rikthehet ne superligese se aty e ka vendin.