Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe është ndarë i zemëruar me portierin Rui Patricio, që refuzoi të dëgjonte kur ai dhe CR7 i treguan se ku do të gjuajë sulmuesi Karim Benzema.
Francezi ka qenë bashkëlojtarë me Pepen dhe CR7 te Real Madrid, derisa realizoi nga pika e bardhë duke gjuajtur në anën e majtë të portës, transmeton lajmi.net.
Por, para penalltisë, Pepe që ishte mbrapa shpinës së Benzemas i tregoi vendin se ku do gjuajë Benzema.
Ronaldo gjithashtu është parë duke biseduar me portierin, para se Benzema të godiste nga 11-metërshi.
Sidoqoftë, portieri 33-vjeçar refuzoi të dëgjonte këshillat dhe kërceu në anën tjetër të portës.
Pasi Benzema shënoi, Pepe është parë duke i bërtitur ‘gardianit’.
Pepe sebenarnya udah ngasih bocoran ke Rui Patricio buat arah tendangan penalti Benzema tadi malam.. ?
— Extra Time Indonesia (@idextratime) June 24, 2021
Ndërkohë, ndeshja përfundoi me rezultat 2 – 2.
Portugalia tani do përballet me Belgjikën, derisa Franca do takohet me Zvicrën.