Eksperti i transferimeve zbulon të ardhmen e Lionel Messit

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në ditën kur Lionel Messit i skadon kontrata me gjigantin spanjoll, Barcelonën.

E ardhmja e yllit argjentinas te Barcelona ishte në dyshim kohët e fundit, ngase nuk kishte shenja se ai dëshironte ta vazhdonte kontratën.

Megjithatë, sipas gazetarit italian dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Lionel Messi do ta vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën.

Sipas Romanos, palët kanë rënë dakord për një kontratë deri në vitin 2023.

Problemi i vetëm që po pengon zyrtarizimin është për shkak të klauzolës që duhet rregulluar.

Kjo është e vetmja arsye pse Messi dhe Barcelona nuk po bëjnë të ditur arritjen e marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *