Portugalia dhe Franca ndahen në “paqe”, Gjermania kalon tutje fal barazimit dramatik me Hungarinë

Kanë përfunduar katër përballjet tejet interesante të Grupit F në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro2020”.

Kryendeshja e mbrëmjes ndërmjet Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Francës nuk ka sjellë fitues, me dy kombëtaret që luajtën baras 2-2.

Cristiano Ronaldo me dy gola dhe Karim Benzema me dy të tjerë për “Gjelat” i dhanë epilogun kësaj sfide.

Gjermania në anën tjetër me shumë mund ka barazuar 2-2 me Hungarinë në Munich.

“Pancerët” barazuan 2-2 me hungarezët, me golin e barazimit të shënuar në gjashtë minutat e fundit.

Për Gjermaninë realizuan Kai Havertz e Goretzka, ndërkohë për Hungarinë golat i regjistruan Szalai dhe Schafer.

Kësisoj, Franca është renditur në pozitën e parë, Portugalia e dyta dhe Gjermania e treta, me ç’rast tri kombëtaret e mëdha siguruan kalimin tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *