Portugalia e Franca baras pas pjesës së parë, Hungaria “arrë e fortë” për Gjermaninë

Ka përfunduar pjesa e parë në dy përballjet e fundit të ditës së sotme në Grupin F.

Portugalia dhe Franca kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë 1-1 në kryendeshjen e mbrëmjes në Budapest.

Cristiano Ronaldo është autor i golit të parë për portugezët në 45 minutat e para.

Ylli portugez ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 31-të.

“Gjelat” barazuan në minutat shtesë të pjesës së parë me Karim Benzeman që barazoi gjithashtu përmes penalltisë.

Në anën tjetër, Hungaria është duke u treguar “arrë e fortë” për Gjermaninë.

Hungarezët kanë mbyllur fraksionin e parë me epërsi 0-1 me golin e vetëm të shënuar nga Szalai në minutën e 11-të.

Me këto rezultate, Gjermania është jashtë “Euro2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *