Albion Rrahmani zyrtarisht është futbollisti i ri i Ballkanit.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas.
‘Lewandowski i Malishevës’ ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Ballkanin.
Pas largimit të Mirlind Dakut, Rrahmani është sulmuesi që pritet ta zëvendësojë më së miri ‘bomberin’ e Superligës së Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Ballkani:
Një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë ishte Albion Rrahmani,
Me Rrahmanin kemi nënshkruar kontratë për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.
Paraqitjet mbreslënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandovski”.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë.