Një operacion i filluar dhe i mbyllur brenda fare pak ditësh. Interi e ka rrëmbyer mesfushorin Hakan Calhanoglu nga rivalit i qytetit, Milani.
Lajmi tashmë është konfirmuar nga faqja zyrtare e kampionit të Italisë ku edhe janë dhënë detajet e kontratës për reprezentuesin nga Turqia.
“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë që Hakan Çalhanoğlu është bashkuar me “Nerazzurrët”. Mesfushori 27-vjeçar ka nënshkruar një marrëveshje me klubin që zgjat deri më 30 qershor 2024.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Interi.
Transferimi i Calhanoglut në Inter është bërë me parametra zero pasi ai ishte në përfundim të kontratës së tij me Milanin.