Shënoi dy super gola dje, Liverpooli merr vendim për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar i Zvicrës shkëlqeu mbrëmë në Euro2020.

Ai shënoi dy super gola ndaj Turqisë për t’ia siguruar kombëtares së tij tre pikët e para në këtë kampionat evropian, pas fitores 3:1.

Pas paraqitjes së mirë të Shaqirit, klubi i Liverpoolit duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sipas “The Athletic”, Liverpool do të jetë i hapur për oferta për Xherdan Shaqirin këtë verë, por lojtari nuk është se do të largohet nëse nuk vie oferta e duhur.

Pra, klubi i Liverpoolit do ta largojë Shaqirin vetëm për një ofertë të mirë – ndryshe ai do të mbetet tek “Reds”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *