Momenti kur Locatellin e “lëshojnë nervat” me Barellan në bankën rezervë, ia hedh leckën në fytyrë

Kombëtarja italiane ka shënuar fitoren e tretë për aq ndeshje sa ka zhvilluar në fazën e grupeve në “Euro2020”.

“Azzurri” mposhtën Uellsin minimalisht 1-0 në “Olimpico”.

Golin e vetëm që solli pikët maksimale për Kombëtaren italiane e realizoi Pessina.

Derisa e kishte të siguruar kualifikimin, Mancini vendosi që ndeshjen kundër Uellsit ta zhvilloje me lojtarët që kanë luajtur më pak duke lënë kështu yjet e skuadrës në stol.

Në mesin e tyre ishin edhe Manuele Locatelli dhe Nicoilo Barella.

Kjo dyshe është kapur nga kamerat në një moment qesharak gjatë ndeshjes ku shihet Barella derisa ia hedh në trup një leckë Locatellit por ky i fundit reagon me nervoz dhe me po të njëjtën e godet në kokë mesfushorin e Interi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *