Gjermania shkëlqen përballë Portugalisë në ndeshjen më spaktakolare të evropianit

Gjermania ka treguar forcën e saj përballë Portugalisë, duke dhënë sinjale të qarta se sivjet është një nga pretendentet kryesore për ta fituar kampionatin Evropian.

Gjermania e Portugalia, janë ndeshur ndemjet vete në sfidën vlefshme për Grupin F, e cila solli një spektakël të vërtetë dhe padyshim ishte ndeshje më e mirë deri më tash në Euro 2020.

Plotë gjashtë gola janë shënuar në këtë takim i cili u mbyll me fitoren e Gjermanisë me rezultat 4:2.

Dias e Guerreiro (autogola) dhe Havartz e Gosens i shënuan golat për Gjermaninë ndërsa Ronaldo e Jota realizuan për Portugalinë.

Me këtë fitore Gjermania ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit dhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndeshet me Hungarisë, ndërsa Portugalia në takimin e fundit luan me Francën dhe një humbje mund ta lë jashtë Evropianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *